×
  • Lajme
  • Lajme

    E konfirmon Ministria e Shëndetësisë: Klinika “Care & Hair Fix” punoi pa licencë dhe pa staf të licencuar

    FrontOnline
    24 Prill 2025

    Vetëm disa ditë pas hapjes me pompozitet dhe prezantimit si një nga klinikat më moderne për transplant flokësh në vend, “Care & Hair Fix”, në pronësi të stomatologut Fehim Haliti, është mbyllur nga Inspektorati Shëndetësor, pasi që e njëjta punonte ilegalisht, raporton Front Online

    Në përgjigjen për portalin Front Online, ministria e Shëndetësisë konfirmon se Inspektorati Shëndetësor ka realizuar një inspektim në klinikën Care & Hair Fix në Prishtinë dhe ka konstatuar se subjekti në fjalë nuk posedon licencën e nevojshme për të ushtruar veprimtarinë shëndetësore.

    “Për këtë arsye, Inspektorati Shëndetësor ka marrë vendim për ndërprerjen e përkohshme të ushtrimit të veprimtarisë deri në licencimin e këtij institucioni. Gjithashtu, dëshirojmë t’ju informojmë se Inspektorati Shëndetësor ka konstatuar se në këtë klinikë kishte të angazhuar edhe staf të pa licencuar” thuhet në përgjigjen e ministrisë

    Për këtë çështje portali ka dërguar pyetje edhe në adresë të pronarit të klinikës, por i njëjeti nuk ka kthyer përgjigje fare deri në momentin e publikimit të shkrimit

    Hapja e “Care & Hair Fix” ishte shoqëruar me fushatë të fuqishme promovuese në rrjete sociale duke e paraqitur klinikën si “lider në rajon” për shërbime të mbjelljes së flokëve. Por, pas vetëm pak ditësh, kjo reklamë luksoze është zëvendësuar me shirita të kuq të Inspektoratit Shëndetësor. / Front Online /

    Nga Rubrika
    Lajme01 Qershor 2025
    Lëvizja Vetëvendosje nuk i ka votat për shumicë parlamentare, kjo është dëshmuar 24 herë – kaq ka dështuar Albulena Haxhiu të zgjidhet...
    Lajme01 Qershor 2025
    Java e ardhshme pritet të karakterizohet nga temperatura të larta dhe kushte të qëndrueshme meteorologjike. Sipas IHMK-së indeksi UV do të jetë...
    Lajme01 Qershor 2025
    Blerta Rexha është 24-vjeçarja e cila vdiq pas një vetaksidenti që ndodhi sot në rrugën Drenas-Skenderaj, saktësisht në fshatin Polluzhë. Vdekjen e...
    Të tjera
    Lajme01 Qershor 2025
    Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali do të marrë pjesë në pjesë në Forumin e Tretë Ndërkombëtar për “Gratë, Paqen dhe Sigurinë” që...
    Lajme01 Qershor 2025
    Në tregun e turizmit në Kosovë ekzistojnë prej vitesh disa kompani që, përkundër kohës së gjatë të operimit, nuk kanë arritur asnjëherë...
    Lajme01 Qershor 2025
    Arabia Saudite ka ndaluar më shumë se 269,000 njerëz pa leje për pelegrinazhin vjetor të Haxhit të hyjnë në Mekë. Kështu siç...
    Lajme01 Qershor 2025
    Blerta Rexha është 24-vjeçarja e cila vdiq pas një vetaksidenti që ndodhi sot në rrugën Drenas-Skenderaj, saktësisht në fshatin Polluzhë. Vdekjen e...
    Lajme01 Qershor 2025
    Presidentja Vjosa Osmani është takuar sot me ministrin e Jashtëm të Tanzanisë, Mahmoud Thabit Kombo. Sipas një njoftimi nga ana e presidentes,...
    Lajme01 Qershor 2025
    Komuna e Fushë Kosovës që udhëheqet nga kryetari Burim Berisha është përfshirë në një ‘hallakamë’ tenderuese, për shkak të dyshimeve për favorizime...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.