×
  • Lajme
  • Lajme

    E konfirmon KFOR-i: Qeveria Kurti dërgoi “rizotim, me shkrim” që s’e çon FSK-në në veri

    FrontOnline
    08 Janar 2025

    Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Albin Kurti ka dërguar “rizotim me shkrim, kohëve të fundit” që Forca e Sigurisë së Kosovës nuk vendoset në veri të vendit pa autorizimin paraprak të Misionit Paqembajtës të NATO-s në vend, KFOR-it – përkatësisht nga komandanti i forcës.

    Kështu konfirmuan zyrtarisht për Nacionale nga KFOR-i në një përgjigje me shkrim, pyetur për deklaratën e Komandantit italian, Enrico Barduani, i cili më 12 dhjetor në RTK2 njoftoi se Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka nisur garanci në formë të shkruar se FSK nuk shkon në veri pa pëlqimin e tyre.

    Nacionale: E ky zotim në formë të shkruar – që tha Komandanti i KFOR-it – a erdhi si kërkesë e juaj që qeveria të konfirmojë zotimit e 2013’ës, apo erdhi një anshëm si shenjë e vullnetit të mirë?

    KFOR: Për këtë çështje specifike që ngritët, ne s’jemi në gjendje t’ju shpalojmë hollësi të mëtejme.

    Por, thuhet në përgjigjen e tyre, rreth “rizotimin me shkrim të kohëve të fundit” – këtë gjë KFOR “e mirëpret” dhe se ajo pasqyron dialogun e rregullt të KFOR-it me institucionet e sigurisë së Kosovës.

    Për letrën e dërguar nga ish-kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, KFOR-i nuk e jep aspak për zotim të njëanshëm, por si “Marrëveshje NATO-Kosovë”.

    Kjo shkon krejtësisht në kundërthënie me atë që paraqet Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili e quan “zotim të njëanshëm” të cilës i jep dimensione eksluzive faji të Hashim Thaçit.

    Dhe që, për më tepër, herën e fundit në KTV tha se “nuk e kuptoj pse e ka bërë”.

    Përgjigja e KFOR-it vijon…

    “Në bazë të Marrëveshjes NATO-Kosovë të vitit 2013, çdo vendosje e Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK) në veri të Kosovës kërkon autorizimin paraprak nga komandanti i KFOR-it”, thuhet në përgjigje të KFOR-it për Nacionale.

    “Ne e mirëpresim respektimin e vazhdueshëm të Kosovës dhe rizotimin me shkrim të kohëve të fundit, që pasqyron dialogun e rregullt të KFOR-it me përfaqësues të organizatave të sigurisë në Kosovës, përfshirë edhe zotin Maqedonci. Komunikimi transparent dhe koordinimi me kohë është çelës për sigurinë e qëndrueshme në Kosovë dhe stabilitetin rajonal”.

    “Për këtë çështje specifike që ngritët, ne s’jemi në gjendje t’u shpalojmë hollësi të mëtejme”, vijon përgjigja.

    Pjesa e tjetër e përgjgijgjesh është shablloni i kahershëm – Mandati i saj i bazuar në Rezolutën 12/44 të KS OKB-së…

    Qysh e përdrodhi Kurti sërish atë letër?

    “Nuk e kuptoj pse e ka bërë Hashim Thaçi…ushtria jonë u nda gjeografikisht: këtu bën, këtu s’bën…kjo është më së keqti për ushtrinë”.

    Kryeministri i Kosovës, Albon Kurti iu kthye sërish letrës së 2013’ës së Hashim Thaçit për çështjen e dërgimit të FSK-së në veri – për ta shënjuar si të keqen zanafillore të problemeve të sotme të sigurisë në veri.

    Kurti në intervistën (i.e masazhën politike) te Shkëlzen Gashi dhe Rron Gjjnovci, atë letër e quajti “shokun (tronditjen) më të madh” të vet në pozitën e kryeministrin të shtetit.

    Por, aty pati një hile..

    “Ma konfirmoi kohëve të fundit, me shkrim, Ejup Maqedonci”.

    Para tre javësh, Komandanti i KFOR-it, Enrico Berduani, tregoi që për çështjen e (mos)dërgimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në zonat veriore të vendit, Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci “me shkrim” ka rikonfirmuar zotimit e famshëm – sipas pushtetit, famëkeq.

    “Ne mirëpresim respektimin e vazhdueshëm të FSK-së për zotimin e tyre të 2013’ës për të mos u vendosur në veri të Kosovës pa pëlqimin dhe autorizimin paraprak të FKOR-it. Ky zotim kohëve të fundit m’u konfirmua me shkrim nga (Ministri i Mbrojtjes, Ejup) Maqedonci”, tha Berduani në RTK2 më 12 dhjetor.

    Nga Rubrika
    Lajme09 Janar 2025
    Sot mbi Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se temperaturat minimale...
    Lajme09 Janar 2025
    Mbi 100 kërkesa kanë shkuar në zyre të Presidentes Vjosa Osmani, me të vetmin qëllim, që ajo të i falë një pjesë...
    Lajme09 Janar 2025
    Për ish-kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, kryeministri aktual Albin Kurti ka cenuar marrëdhëniet e Kosovës me partnerët e saj, veçanërisht me SHBA-në....
    Të tjera
    Lajme08 Janar 2025
    Për të enjten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa në orët e mëngjesit mund të zhvillohen kushte për mjegull...
    Vip08 Janar 2025
    Gresa ka shkaktuar të qeshura tek banorët teksa qëndronin bashkë në oborrin e shtëpisë. Ajo madje i habiti me deklaratë teksa u...
    Bota/Rajoni08 Janar 2025
    Zëvendës Sekretari i Shtetit për Menaxhimin dhe Burimet Richard R. Verma dhe e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takuan sot me...
    Lajme08 Janar 2025
    Policia e Kosovës ka arrestuar një grua si e dyshuar për një vjedhje në një argjendari në Prizren. Ajo me vendim të...
    Bota/Rajoni08 Janar 2025
    Një aksident ka në Shkodër, ku mësohet se një 45-vjeçar ka pësuar arrest kardiak gjatë vozitjes dhe ka humbur kontrollin e automjetit....
    Vip08 Janar 2025
    Driloni dhe Sara janë ndarë nga banorët e tjerë teksa bashkë po hanë një darkë. Dhoma e surprizave është kthyer në një...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.