×
  • Lajme
  • Lajme

    E konfirmon Isufi i AAK-së: Ka takime të opozitës për formimin e qeverisë së re

    FrontOnline
    14 Mars 2025

    Partitë opozitare nga legjislatura e kaluar, PDK, LDK dhe AAK kanë komunikuar e takime lidhur me mundësinë e formimit të qeverisë nga opozita.

    Ndonëse këto takime nuk janë zyrtare, Ahmet Isufi nga AAK ka thënë se ka takime përmes njerëzve që janë në strukturat udhëheqëse të partive.

    Ai ka thënë se këto takime nuk janë zyrtare ku diskutohet për ndarjen e përgjegjësive.

    “Nuk ka pas takime të drejtpërdrejta, zyrtare që të ndahen përgjegjësitë qeverisëse, po që komunikim normalisht që ka, përmes njerëzve që janë në struktura udhëheqëse komunikojmë. Por nuk ka takim zyrtar për të ndarë përgjegjësitë, pasi ende nuk është bërë certifikimi i rezultateve”, ka thënë Isufi.

    Ai ka thënë se AAK nuk do të jetë pengesë për formimin e qeverisë nga opozita dhe se nuk këmbëngulin me çdo kusht për postin e kryeministrit.

    “Ne e kemi theksuar se nuk jemi shumë të interesuar që me çdo kusht ta kemi kryeministrin, sepse ne duam një qeveri funksionale. Edhe z.Haradinaj e ka shpreh se nuk dëshiron të marrë përgjegjësi kryesor, vetëm nëse pajtohen partnerët politik, normalisht përgjegjësisë nuk i ka ikur dhe nuk i ikë, por nuk do të bëhemi pengesë e një koalicioni të opozitës që do të mund ta udhëhiqte vendin”, ka thënë Isufi.

    Ndryshe rezultati preliminar i zgjedhjeve të 9 shkurtit nuk i mundëson asnjë partie ta formojë qeverinë e vetme. Ndonëse VV ka 48 ulëse në Kuvend, Kurti është shprehur i bindur se qeverinë e re do ta drejtojë Vetëvendosje dhe ai si kryeministër.

    Por, partitë opozitare janë shprehur se nuk do të bëjnë koalicion me Vetëvendosjen. /Teve1

     

    Nga Rubrika
    Lajme15 Mars 2025
    Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka falënderuar të gjithë qytetarët që kanë votuar për këtë parti në zgjedhjet e 9 shkurtit, duke...
    Lajme15 Mars 2025
    Lëvizja Vetëvendosje 48 deputetë, PDK 24, LDK 20, AAK-NISMA 8, 9 deputetë Lista Serbe, 1 mandat e ka fituar ZSPO e Nenad...
    Lajme15 Mars 2025
    35 kuti të votimit të Vushtrri kanë shkuar në rinumërim, nga 96 që ishin në total. Nacionale raporton me burime se shpërputhje...
    Të tjera
    Bota/Rajoni15 Mars 2025
    Qindra mijëra njerëz raportohet të jenë mbledhur në Sheshin Sllavija në qendër të Beogradit, mbrëmjen e së shtunës. Kërkesë kryesore e protestuesve...
    Bota/Rajoni15 Mars 2025
    Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq, është fotografuar duke i vëzhguar protestuesit nga dritarja e ndërtesës së kësaj ministrie....
    Lajme15 Mars 2025
    Presidentit autoritar të Serbisë, Aleksandar Vuçiq kur i nevojiten përkrahësit ata i gjen edhe në komunat me shumicë serbe në Kosovë. Dhe...
    Lajme15 Mars 2025
    Eugen Cakolli nga DNV, ka reaguar për shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit nga ana e KQZ-së, duke theksuar...
    Bota/Rajoni15 Mars 2025
    Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë ka njoftuar sot se, sipas vlerësimeve policore, në protestat e studentëve në të gjitha lokacionet...
    Lajme15 Mars 2025
    Ushtarët italian të KFOR-it kanë zhvilluar një stërvitje intensive në helikopter me mjete kundër trazirave. Sipas njoftimit të KFOR-it, ky trajnim specifik...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.