Tyson Fury e ka konfirmuar se përballja me Anthony Joshuan do të zhvillohet më 14 gusht në Arabinë Saudite.
Dy boksierët e mirënjohur britanikë do të përballen në kuadër të kategorisë së peshave të rënda, shkruan FrontOnline.
Derisa Joshua i mban titujt në WBA, WBO dhe IBF, Fury është kampion në WBC.
Në këtë luftë për herë të parë në historinë e boksit në lojë do të jenë të gjithë katër titujt e kategorisë së rëndë.
Duke e njoftuar datën për luftës në një video në Twitter, Fury tha: “Të gjithë sytë e botës do të jenë në Mbretërinë e Arabisë Saudite dhe mezi pres ta bëj copa-copa Anthony Joshuan në skenën më të madhe të të gjitha kohëve”.
“Kjo do të jetë ngjarja më e madhe sportive që e ka hijeshuar planetin Tokë. Mos e humbisni”, shtoi ai./FrontOnline/