×
  • Kronika
  • Kronika

    E kishin fshehur mbi 1 kilogram drogë te këmbët në veturë, Policia arreston tre persona në Prizren – ndër ta edhe dilleri nga Shqipëria

    FrontOnline
    19 Gusht 2022

    Tre persona kanë rënë në prangat e Policisë së Kosovës mbrëmë rreth orës 21:10 në rrugën ‘William Walker’ në Prizren, pasi të njëjtit u kapën me drogë.

    Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë të ditur se Policia kishte ndalur veturën ku ndodheshin dy të dyshuarit, D.P, dhe H.Sh., ku gjatë kontrollit kanë vërejtur poshtë karriges së pasagjerit një qëse të zezë, në të cilën sipas të dyshuarve kishte substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

    Kjo ka bërë që dy të dyshuarit të arrestohen menjëherë dhe ndërkohë ka vazhduar kontrollimi i veturës ku janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale mbi 1 kilogram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, vetura ku ndodheshin të dyshuarit, mulli për bluarjen e marihuanës, telefona celularë, para të gatshme dhe 2 thika.

    Për rastin u kap edhe dilleri i cili dyshohet se ua kishte sjellë drogën të dyshuarve nga Shqipëria. S.M., u arrestua në Vërmicë dhe atij iu sekuestruan telefoni personal dhe vetura me të cilën po udhëtonte.

    Pas arrestimit, të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku ndaj tyre është iniciuar rasti ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’, raporton Sinjali

    Me urdhër të prokurorit, tre të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh.

    KEDS tregon ku do të ketë nesër ndërprerje të rrymës
    Nga Rubrika
    Kronika14 Shtator 2024
    Është arrestuar një person në Klinë, pasi i njëjti dyshohet se ka rrahur nënën dhe motrën e tij. Policia ka bërë të...
    Kronika13 Shtator 2024
    Është arrestuar një person në fshatin Reqan të Suharekës, i cili dyshohet për pesë raste të vjedhjeve të gjerave të ndryshme nga...
    Kronika13 Shtator 2024
    Policia ka bërë të ditur se është arrestuar një person në Gjilan për armëmbajtje pa leje. Në njoftim thuhet se pas kontrollit...
    Të tjera
    Lajme14 Shtator 2024
    Burim Ramadani, analist i sigurisë dhe politikës, ka shkruar një status, në të cilin ka komentuar fjalimin e djeshëm të presidentit të...
    Lajme14 Shtator 2024
    Njësia e TASK-FORC-ës (Polica e Kosovës dhe Dogana e Kosovës), konkretisht njësitë policore nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare- Lindje, më14.09.2024 rreth...
    Lajme14 Shtator 2024
    Mark Speich, Sekretar i Shtetit për Çështjet Federale, Evropiane, Ndërkombëtare e Politikave mediatike të rajonit NRW në një intervistë për DW, thekson...
    Bota/Rajoni14 Shtator 2024
    Pesë persona kanë vdekur dhe më shumë se 100 të tjerë janë evakuuar, pasi pjesa lindore e Rumanisë u godit nga vërshime...
    Sport14 Shtator 2024
    Trajneri i Leicesterit, Steve Cooper po përballet me vështirësi në stadiumin King Power, vetëm trei ndeshje në sezonin e Ligës Premier. Pas...
    Bota/Rajoni14 Shtator 2024
    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, do të mbledhë të enjten në Bruksel liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.