Një person është arrestuar të hënën rreth orës 14 në Graçanicë, pasi dyshohet se në vazhdimësi e kishte kërcënuar të dashurën e saj në rrjete sociale dhe ia kishte rrahur babanë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që përmes rrjeteve sociale në vazhdimësi kishte kanosur viktimën femër kosovare, që ajo të jetë në lidhje me të. I dyshuari kishte sulmuar babanë e viktimës”, thuhet në raportin e policisë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.