Rasti i 14 vjecares që dyshohet se u dhunua për një vit nga një burrë 58 vjeçar, tronditi Kosovën.
58 vjecari, siç e konfirmuan për gazetën online Reporteri.net nga Prokuropria Themelore e Prishtinës, është arrestuar.
Viktima e rastit, vajza 14 vjeçare për Sateliti ka treguar se 58 vjeçari është fqinj i familjes së saj.
Ajo tregon se i dyshuari e ka joshur me gjëra na dyqani të cilin ai e mbante afër shkollës së saj.
“Ai më ka kërkcënuar. Babi e ka njek atë. Edhe i ka ikë babit. Ai e ka hetu edhe ka ikë tepër larg. Të shtunën kur më ka hip me dhunë në kerr e ka pa edhe babi.”, ka rrëfyer 14 vjeçarja.
Ajo tregoi se babi i saj e ka denoncuar në Polici rastin.
“Jemi në një mexhë.”, rrefeu vajza.
14 vejçarja tha se ka treguar rastin, që të mos i ndodhë asnjë vajze tjetër.
Ndryshe, gjykata ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të pandehurit J.G. për veprën penale Dhunimi, raporton BetimipërDrejtësi.
Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji ndaj të pandehurit J.G., nën dyshimin se ka dhunuar një të mitur.
“Gjyqtari i procedurës paraprake, pas seancës dëgjimore vlerësoj se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin J.G., pasi që ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale Dhunimi”, thuhet në njoftim.
Gjykata thotë se vlerësoi se nëse i pandehuri J.G. lihet në liri, ekziston rreziku se i njëjti mund të pengojë rrjedhën e zhvillimit të procedurës penale duke ndikuar në dëshmitarë, mund të ndikoj dhe pengoj hetimin në të dëmtuarën e mitur, gjithashtu gjykata vlerësoi se nëse i pandehuri gjendet në liri, ekziston rreziku i ikjes së tij.
“Gjykata konsideron se pesha e veprës penale është e natyrës së rëndë, andaj caktimi i masës së paraburgimit është masë e domosdoshme në këtë rast penal dhe se çdo masë tjetër do të ishte e pamjaftueshme për zbatimin me sukses të procedurës penale, pengimin e rrjedhës normale të kësaj procedure penale si dhe pengimin e përsëritjes së veprës penale”.
Gjykata njoftoi gjithashtu se palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.
30 ditë paraburgim ndaj 58-vjeçarit që dhu*noi se*ksualisht 14-vjeçaren disa herë brenda vitit