Ish-futbollisti u surprizua në spektaklin e së martës nga nëna e tij e cila i tha: Dil nga guaska, lundro lirshëm.
Pas këtij mesazhi ishte Fifi e cila i tha Granitit se duhet të shkëpusin komunikimin me njëri-tjetrin pasi marrëdhënia po e penalizon.
Graniti është ndjerë shumë keq pas këtij vendimi të këngëtares edhe pse e pranoi se shoqëria me të e ka ndryshur paksa. Shkëputja e marrëdhënies mes tyre ka lënë gjurmë edhe tek Fifi, e cila e mbyllur në dhomë nisi të përlotej.
E rënduar emocionalisht ajo u shpreh me këto fjalë: I kam bërë dëm dikujt, ndihem shumë keq. E kam penalizuar.
Këngëtaren e ngushëlloi Sabiani, i cili i tha se Graniti e simpatizon shumë dhe se shoqëria me Fifin nuk mund ta ketë penalizuar në këtë eksperiencë.