×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    “E ka marrë Kombëtarja dhe bëri gol”, gënjeshtra me të cilën jeton vëllai i vogël i Martin Canit

    FrontOnline
    22 Nëntor 2024

    Të hënën e kësaj jave, Tirana u trondit kur u publikua lajmi se një 14-vjeçar mbeti i vrarë me thikë në zemër nga një bashkëmoshatar i tij.

    Lajmi pushtoi mediat në vend dhe më gjerë, duke shprehur ngushëllime për familjen e Martin Canit gjithandej.

    Por, dhimbjen më të madhe e ndjenë familja e Martinit.

    Prindërit e tij tashmë kanë dhënë intervista për media të ndryshme, ku kanë rrëfyer detaje nga jeta e Martinit tashmë të ndjerë.

    Një moment rrëqethës është edhe rasti me vëllain e vogël të Martinit, të cilit prindërit thanë se ende nuk i kanë treguar se çfarë ka ndodhur. Madje atë e kanë gënjyer.

    Engjëll dhe Florina Cani kanë thënë se djalit të tyre të vogël i kanë thënë se Martinin e ka marrë Kombëtarja kuqezi.

    Për të justifikuar vizitat e njerëzve, çifti Cani thanë në një intervistë për “Opinion” se i kanë thënë se Martini ka shënuar një gol dhe vijnë për urime.

    Pjesë nga intervista:

    A keni fëmijë të tjerë?

    Babai: Po, kam dhe një djalë të vogël.

    E ka mësuar lajmin?

    Babai: Jo, i kemi thënë që Martinin e ka marrë Kombëtarja dhe ka bërë gol dhe njerëzit vijnë e na falënderojnë.

    Ngjarja e rëndë që tronditi vendin ndodhi të hënën. Të rinjtë, Martin Cani dhe Mario Perlleshi ishin konfliktuar gjatë pushimit të gjatë në shkollë, por ishin ndarë nga roja i shkollës dhe mësuesit.

    Disa orë më pas, rreth orës 13.00, kur edhe kishin përfunduar mësimin, u ritakuan në oborr ku edhe u përleshën me thika.

    Autori vrau 14-vjeçarin dhe plagosi shokun e ngushtë të viktimës, Luis Meçen.

    Gjatë marrjes në pyetje për shkakun e sherrit, autori është shprehur se përplasja kishte nisur për një “pse më shikon?”.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni22 Nëntor 2024
    Austria ka hequr veton e saj sa i përket bashkimit të Bullgarisë dhe Rumanisë në zonën pa pasaporta, Schengen, duke hapur mundësinë...
    Bota/Rajoni22 Nëntor 2024
    Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut po shënojnë 22 Nëntorin, Ditën e Alfabetit Shqip, e cila është një nga festat kryesore të tyre....
    Bota/Rajoni22 Nëntor 2024
    Një tërmet me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter është shënuar pak minuta më parë në Gjirokastër. Më herët u regjistruan një tjetër...
    Të tjera
    Lajme22 Nëntor 2024
    Orëve të fundit mbi vendin tonë kanë vazhduar të reshura të shiut të shoqëruara me erë, kjo ka bërë që në disa...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Anëtari i Kryesisë së LDK’së, Visar Azemi i ka përkrahur Paris Gurin dhe Egzon Pacolli, pas kallximit penal që iu është bërë...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka takuar sonte stafin shëndetësor në Qendrën Kryesore Familjare në Prishtinë. Gjatë këtij takimi,...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Në aksidentin në pjesën e autostradës Veternik-Bresje janë lënduar dy persona. Këtë për Front Online  e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Deputetja e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Doarsa Kica Xhelili ka reaguar pas kallximit penal të bërë ndaj Lumir Abdixhikut dhe Paris Gurit...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj ka qëndruar për një vizitë zyrtare në insitucionet kryesore të Prokurorisë në Mbretërinë e Bashkuar. Ambasada...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.