Media britanike “The Sun” ka publikuar një artikull për Alina Kabaeva, ishte gjimnastja kampione, e cila u bë e famshme me një xhirim nudo për një revistë për meshkuj.
Alina, 37-vjeçare nuk është parë më në publik që kur dolën thashethemet se ajo ishte dy muajshe shtatzënë me dy djem. Më vonë është përfolur se ajo ka lindur në një klinikë në Moskë prillin e kaluar, por zyrtarisht është mohuar një gjë e tillë. Ndërsa sipas raporteve jo zyrtare është thënë se Alina ka 4 ose 5 fëmijë nga Putini.
E pyetur rreth lidhjes së saj me Presidentin, ajo asnjëherë nuk e kishte provuar se nuk ekziston një gjë e tillë, por thjeshtë ishte shprehur me fjalët se: “ka një jetë private dhe kërkon të respektohet”.
Pyetja shtrohet se nëse Alina ka një familje më Putin, atëherë, ku është “zonja e parë e Kremlinit”?
Disa thonë se ajo është në Itali duke rritur fëmijët e saj. Të tjerë thonë që Putin e ka lënë për një grua tjetër të moshuar.
Deri më tani edhe shoqja e saj Lyasan Utiasheva, drejtuese televizive me 4.9 milion ndjekës në rrjetet sociale, thotë se ajo nuk ka mundur të kontaktojë me ish-shoqen e saj Alina.
“Është shumë e vështirë të qëndrosh në kontakt”, tha ajo. “Por duhet të respektojmë pozicionin e çdo personi, kështu që thjeshtë e pranojmë, duam, por nuk gërmojmë në të.”
Në ndërkohë, miqtë e Alinës dhe e gjithë Rusia, janë duke pritur se kur dhe a do të shfaqet ajo përsëri.