Edicionin e sivjetmë të Eurovisionit, në natën finale që po mbahet sonte, pritet ta fitojë Ukraina me grupin “Kalush Orchestra”, shkruan The Guardian.
Votimi është hapur dhe Ukraina pritet të triumfojë. Artisttët ukrainas janë paraqitur të dymbëdhjetit me rend, nën udhëheqjen e këngëtarit Oleh Psiuk.
Në një moment ai thirri nga skena: “Ju lutem ndihmoni Ukrainën, Mariupolin. Ndihmoni Azostvalin tani”.
Në një videoadresim para ngjarjes, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky shprehi bindjen e tij që “Kalush Orchestra” do të fitojë.
“Evropë, voto për Kalush Orchesra. Le të mbështesim njerëzit tanë! Le ta mbështesim Ukrainën”, tha ai.
Kënga e grupit është një përzierje mes elementeve të muzikës rep dhe muzikës folklorike ukrainase.