“Drama” e jashtëzakonshme në “The Hawthorns” në pasditën e sotme i ka takuar Liverpoolit.
Liverpooli ishte mysafir i West Bromit në kuadër të javës së 36-të në Premierligën angleze, shkruan FrontOnline.
Falë golit të portierit të Liverpoolit, Alisson në minutën e 95-të, Liverpooli e fitoi këtë ndeshje me rezultat 1:2.
https://twitter.com/wizzlemysizzle/status/1393982121849597956
Robson-Kanu fillimisht shënoi për epërsinë e vendasve në minutën e 15-të, derisa Mohamed Salah barazoi 1:1 në minutën e 33-të.
Ndërkaq, Alisson ia dhuroi fitoren Liverpoolit me një gol të jashtëzakonshëm me kokë në minutën e 95-të.
Me këtë fitore, Liverpooli ngritet në vendin e pestë në tabelë me 63 pikë, derisa WBA tashmë e “dëbuar” në Championship ndodhet në vendin e parafundit me 26 pikë./FrontOnline/