Christian Eriksen është mirë dhe gjallë, pas sulmit në zemër që pësoi gjatë pjesës së parë të ndeshjes Danimarkë – Finlandë, që po zhvillohej në kuadër të Kampionatit Evropian “Euro2020”,
Ndeshja u ndalua në fund të pjesës së parë, pasi Erikseni u rrëzua pa ndjenja por pas intervinimit të shpejtë të Simon Kjaerit dhe stafit mjekësor, ai i shpëtoi vdekjes.
Mediumi danez “sportsstudio” raporton se vetë Christian Eriksen ka telefonuar bashkëlojtarët e tij, duke iu kërkuar që ta luajnë pjesën e mbetur të ndeshjes dhe se është në gjendje të mirë.
Ndeshja tashmë ka rifilluar pas një takimi emergjent të dy federatave dhe UEFA-s, të cilat së bashku vendosën që ndeshja të vazhdojë sipas planit.
E gjithë, bota e futbollit ishte në momente ankthi pas pamjeve të trishtueshme që prodhoi momenti i Eriksenit.
Rezultati i ndeshjes ende është pa gola baras. Kjo ndeshje është në kuadër të grupit B.