×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    E hëna vendimtare, shërbyesit civil me ultimatum paralajmërojnë grevë

    FrontOnline
    27 Janar 2021

    E hëna e javës së ardhshme do të jetë vendimtare për futjen ose jo në grevë të shërbyesve civil.

    Kjo për shkak që sipas kësaj sindikate, shërbyesit civilë po trajtohen në mënyrë të pa barabartë në raport me kategoritë e tjera buxhetore që financohen nga buxheti i Kosovës.

    Shërbyesit civil kanë dy kërkesa, e para ka të bëjë me përfshirjen e tyre në pakon emergjente, ndërsa kërkesa e dytë ka të bëjë me nënshkrimin e marrëveshjes së përgjithshme kolektive.

    Një gjë të tillë e ka konfirmuar për portalin Front Online, kryetari i Sindikatës së Shërbimit Civil të Kosovës, Mursel Zymberi.

    Zymberi ka treguar edhe kërkesat që ia kanë bërë sot në takim kryeministrit në detyrë të Kosovës, Avdullah Hotit.

    “E hëna ndoshta do të jetë takimi që determinon shumë çështje për faktin se kemi kërkesa ultimative të cilat janë të gatshëm punëtorët të futen në grevë në mënyrë automatike dhe të mos heqin dorë deri në realizimin e tyre. Ende në vitin 2021 edhe pas 20 vjetësh shtet shërbyesit civil flasin dhe kanë problematika të njëjta, nuk marrin sikurse sektorët e tjerë, shujtë, transport, kujdestari, paga jubilare, pagat e pleqërisë, rrezikshmërinë , krejt këto janë kërkesa që I kanë shërbyesit civil”, ka thënë ai.

    Sipas tij, shërbyesit civil në disa sektorë të caktuar janë të gatshëm që sot të hyjnë në grevë .

    “Shërbyesit civil janë të gatshëm që sot me u fut në grevë, sinqerisht po ju them edhe unë ja thash edhe kryeministrit unë dua përgjigje sepse unë duhet të kthena t’i raportojë bazës se çka është puna , por një gjë le të jetë e qartë edhe e dimë edhe qeveritë e kaluara, por edhe kjo le ta kupton, nuk di kush ma shumë ka kontribuuar më shumë në shtetndërtim sesa vet shërbyesit civil”, ka deklaruar për Front Online, Zymberi.

    Në të kundërtën sipas tij, nëse edhe të hënën nuk ka ndonjë vendim për realizimin e kërkesave të tyre, Zymberi thotë se do të jetë në ballë të shërbyesve civil për t’i përkrahur.

    “Unë e pres takimin e të hënës me kryeministrin Hoti dhe me ministrat përkatës si takim edhe shansa e fundit që ka mundësi ti jepet kahje e duhur disa çështjeve, në të kundërtën unë thjesht do t’i mbështes sektorët të cilët kanë me u deklarua për greva”, ka shtuar kryetari Zymberi.

    Thotë se pavarësisht kërkesave të shumta për grevë për shkak të situatës së pandemisë kanë obligim moral që të gjejnë një zgjidhje në mënyrë që të mos bllokohet puna.

    “Tani kam kërkesa ultimative sinqerisht ju them që sot në telefon ti lajmërohem sektorët e caktuar janë në gjendje me blloku punën , por në këtë situatë pandemie sindikata e ka obligim moral që të zhvillon dialogun social, përderisa ka dialog social ne do të mundohemi më gjet zgjidhjen optimale, ndoshta jo ku me dit sa të kënaqshme për neve, por edhe për qytetarët se ne jemi në shërbim të qytetarëve”, tha ai për Front Online.

    E, për gjithë këto probleme Zymberi i lë fajtor të gjitha qeveritë, pasi që sipas tij kërkesat e tyre janë bërë të ditura çdo herë.

    Paraditen e së mërkurës, kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti ka pritur në takim përfaqësuesit e Sindikatave të Kosovës.

    Hoti shprehu gatishmërinë që t’i trajtojë të gjitha kërkesat veç e veç dhe të shikohen se cilat janë mundësitë buxhetore për përmbushjen e tyre./FrontOnline/

     

    Nga Rubrika
    Lajme16 Nëntor 2024
    Një polic është suspenduar nga puna, ndërsa Inspektorati Policor thotë se kjo u bë pasi ai është përfshirë në një përleshje, duke...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Një veturë është përfshirë nga zjarri në autostradën “Ibrahim Rugova”, drejtimi Duhël-Prishtinë, gjatë pasdites së sotme. Rastin për Front Online e konfirmoi...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Ish-ministrja dhe deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se është për keqardhje që Qeveria Kurti për katër vite vetëm kanë vajtuar....
    Të tjera
    Lajme16 Nëntor 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit për Marko Dantiq, i dyshuar për pjesëmarrje në sulmet ndaj KFOR-it në Zveçan...
    Sport16 Nëntor 2024
    Përzgjedhësi i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho, ka ndarë mendjen tashmë për formacionin anti-Çeki në kuadër të Ligës së Kombeve. Shqipëria është nikoqire...
    Vip16 Nëntor 2024
    Dy banorët e rinj të shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, Edi dhe Anisa kanë qëndruar bashkë. Ajo ka kërkuar që t’ia...
    Vip16 Nëntor 2024
    Edi i ka shpjeguar Burimit se si e kishte bërë gjumin në natën e parë brenda shtëpisë më të famshme në vend,...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Kombëtarja e Kosovës e ka lëshuar mbrëmë stadiumin në minutat e fundit të ndeshjes kundër Rumanisë pas thirrjeve raciste që janë bërë...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Deputetja e LVV-së, Fitore Pacolli, ka kërcënuar me gjykatë të gjithë gazetarët dhe analistët që ia kanë përmendur emrin për grantin që...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.