Influencerja 21-vjeçare e Tik-Tok-ut, Tanya Pardazi, si dhe miss Canada vdiq në një incident gjatë lëshimit me parashutë, pasi parashuta e saj kryesore nuk u hap.
Sipas Skydive Toronto, Pardazi “lëshoi parashutën kryesore që rrotullohej shpejt në një lartësi të ulët pa kohën ose lartësinë e nevojshme për fryrjen e parashutës rezervë”, raporton Daily Mail, përcjell lajmi.net.
Pardazi, e cila arriti në gjysmëfinale të konkursit të bukurisë Miss Teen Canada 2017, u transportua menjëherë në spital, ku më pas u konstatua vdekja e saj.