Gjykata Themelore në Ferizaj, ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit S.R. shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale rrezikim i trafikut publik nga neni 370 paragrafi 5 lidhur me paragrafin 6 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), ndërsa të njëjtit i është caktuar masa e arrestit shtëpiak.
Gjyqtari i procedurës paraprake të Divizionit Penal – Shabi Idrizi, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit, e ka refuzuar si të pabazuar konform dispozitave të KPPRK-së, ndërsa të njëjtit i është caktuar masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një (1) muaj.
Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij./FrontOnline/