×
  • Kronika
  • Kronika

    E goditi një grua me grusht në kokë dhe i grabiti telefonin e çantën, Prokuroria ngre aktakuzë ndaj një burri në Prizren

    FrontOnline
    22 Gusht 2024

    Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit E.B, për veprën penale “Grabitja”, raporton Express.

    I njëjti akuzohet se ka përcjellë në grua në mënyrë dinake dhe e ka goditur me grusht në anën e djathtë të kokës, duke e lënë të alivanosur dhe pastaj i ka marrë telefonin dhe çantën.

    “Sipas aktakuzës, me datë 10.06.2024, në orën 23:24 në Rr. ‘’Zara’’ në Prizren, me përdorim të forcës, sulmon jetën apo trupin e personit tjetër duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore dhe përvetëson pasurinë e luajtshme të personit të tillë me qëllim që vetes t’i sjellë dobi pasurore të kundërligjshme, në atë mënyrë që derisa viktima F.K., ishte duke ecur përgjatë rrugës në fjalë, i njejti në mënyrë dinake i vihet nga pas dhe në mënyrë jashtëzakonisht të dhunshme e godet viktimën me grusht në anën e djathtë të kokës – fytyrës së saj, e cila menjëherë mbetet pa ndjenja – e alivanosur në tokë, me ç’rast i njejti shfrytëzon momentin e volitshëm ashtu që përvetëson telefonin dhe çantën e saj dhe largohet në shpejtësi nga vendi i ngjarjes, duke i shkaktuar viktimës F.K., dëm pasuror dhe lëndime të lehta trupore – të konstatuara sipas akt-ekspertimit mjeko-ligjor.”,. thuhet në njoftim.

    Me ngritjen e aktakuzës, prokurori i rastit i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartëcekur për veprën penale për të cilën akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.

     

    Nga Rubrika
    Kronika09 Janar 2025
    Policia e Kosovës raporton se nga persona të ndryshëm janë pranuar para të cilat dyshohet se janë të falsifikuara. Në raportin 24...
    Kronika07 Janar 2025
    Një lokal është përfshirë nga zjarri, sot pasdite në Komunën e Suharekës. Mediat lokale kanë publikuar video, ku shihen njerëzit duke dalë...
    Kronika07 Janar 2025
    Dy persona janë arrestuar pasditen e së hënës në Prizren pasiqë të njëjtit kanë demoluar disa vila dhe shtëpinë e një personi...
    Të tjera
    Lajme09 Janar 2025
    Policia e Kosovës, përmes raportit të saj 24 orësh ka njoftuar se gjatë kësaj kohe kanë ndodhur 44 aksidente me dëme materiale,...
    Lajme09 Janar 2025
    Është zvogëluar koha e pritjeve në pikat kufitare të Kosovës. Sipas të dhënave të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar,  duke...
    Lajme09 Janar 2025
    Policia e Kosovës, mbrëmjen e kaluar ka arrestuar një person në Prishtinë, i cili dyshohet ndër tjerash edhe për përgatitje të veprave...
    Lajme09 Janar 2025
    Një person është shoqëruar në stacionin policor në Mitrovicë të Veriut më 8 janar për veprën penale falsifikim i dokumentit. Në raportin...
    Lajme09 Janar 2025
    Një person është arrestuar në Suharekë pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në një aheng familjar. Në vendin e ngjarjes...
    Bota/Rajoni09 Janar 2025
    Shpallja e nominimeve të ardhshme për Oscar 2025 po vonohet. Votimi i Akademisë filloi të mërkurën në mëngjes që anëtarët të hedhin...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.