×
  • Sport
  • Sport

    E goditi në formë shakaje maskotën e klubit, Haaland u raportua në polici

    FrontOnline
    29 Mars 2025

    Manchester City nuk po shkon mirë këtë sezon dhe për t’i bërë gjërat edhe më keq, golashënuesi më i mirë i skuadrës Erling Haaland mund të duhet të shkojë në polici për të raportuar për maskotën e klubit.

    Përkatësisht, një grua, emri i së cilës nuk bëhet i ditur, punon si maskotë për ‘Qytetarët’ dhe e ka denoncuar atë duke pretenduar se ka pësuar tronditje për shkak të norvegjezit.

    Sipas dëshmisë së saj, Haaland me shaka e goditi në kokë maskotën e Cityt disa herë para ndeshjes me Southampton në tetor.

    Gruaja ka dhënë një intervistë për tabloidin britanik The Sun dhe pretendon se nuk ka marrë një zgjatje të kontratës së saj të përkohshme sepse e ka raportuar yllin norvegjez.

    “Po qaja dhe isha vërtet e tronditur. Më vonë kuptova se ai erdhi tek unë nga pas dhe më goditi në kokë dhe më pas u mbështet në kokën time. Shefi i sigurimit qeshi me mua dhe më tha se të paktën mund të mburrem që Haaland më goditi”, ka thënë ajo.

    Përgjegjësit e atij sektori i ofruan asaj që me raportimin para ndeshjes të shkonte në shtëpi dhe të mos punonte në ndeshje, por ajo nuk pranoi.

    Ajo thotë se më pas ka pasur të vjella dhe ka ndier dhimbje në qafë dhe kokë, e po ashtu thotë se të nesërmen e ka vizituar mjekun e klubit dhe e kanë këshilluar të shkojë në spital.

    City që atëherë ka nisur një hetim, ka shqyrtuar pamjet dhe ka shkruar në raport se Haaland kishte prekur butësisht kokën e maskotës si një përshëndetje dhe se asnjë nga këto nuk mund të kishte shkaktuar lëndimet që ajo pretendonte.

    Nga Rubrika
    Sport02 Prill 2025
    Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës për vajza, Sami Sermaxhaj, të mërkurën ka publikuar listën e Dardaneve për ndeshjen e muajit prill të...
    Sport02 Prill 2025
    Corriere della Sera dhe La Gazzetta dello Sport raportojnë se Roberto De Zerbi është kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Milanit...
    Sport02 Prill 2025
    Superliga e Kosovës në basketboll, rikthehet sonte me dy ndeshjet e para të javës së 27-të, njëkohësisht kjo është xhiroja e parafundit...
    Të tjera
    Lajme02 Prill 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se ka nisur takimet me krerë të partive politike për formimin e qeverisë pas zgjedhjeve të...
    Vip02 Prill 2025
    Në më pak se një javë, jeta e Joana Sanz ka ndryshuar tërësisht. Gjithçka vjen pas lirimit nga burgu të bashkëshortit të...
    Lajme02 Prill 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadoren e El Salvadorit në Kosovë, Rhina Bardi, ku edhe ka pranuar...
    Lajme02 Prill 2025
    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s ka vijuar të refuzojë së komentuari marrëveshjet për mbrojtje midis shteteve, së fundmi edhe atë midis Kosovës,...
    Lajme02 Prill 2025
    Polici Muhamed Lika është vrarë mbrëmë me armë zjarri para banesës së tij në Kaçanik, ngjarje kjo tronditëse që ka shkaktuar reagime...
    Sport02 Prill 2025
    Corriere della Sera dhe La Gazzetta dello Sport raportojnë se Roberto De Zerbi është kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Milanit...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.