Policia e Kosovës në Lipjan ka arrestuar një person i cili i nervozuar se mori gjobë në trafik e sulmoi një zyrtar policor.
Lajmi u bë i ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
“Lipjan 08.01.2022-16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi të njëjtit zyrtarët policor i kanë kërkuar dokumentet personale dhe të automjetit për shkaktim të kundërvajtjes në trafik , mirëpo i njejti duke i kanosur verbalisht e ka sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët policor. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton policia.