Derisa drama e Superligës evropiane u shemb ende pa nisur, ndeshjet gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve do të vazhdojnë normalisht.
Në mbrëmjen e sotme, do të luhet gjysmëfinalja e parë mes Real Madridit dhe Chelseat, raporton FrontOnline.
Në “Alfredo di Stefano”, skuadra më e trofeshme në Evropë e pret Chelsean e Thomas Tuchelit.
Të dyja skuadrat e duan kualifikimin në finale, pse jo në fund edhe trofeun e çmuar të garës më të madhe në Evropë.
Ndeshja e sotme nis nga ora 21:00 dhe një gjë është e sigurtë – spektakli në fushën e gjelbër nga të dyja skuadrat./FrontOnline/