Argjenta Bursnt, kosovarja nga Gjilani tash e 4 muaj është bërë pjesë e forcave amerikane.
Ajo ishte shpërrngulur në Amerikë përgjatë vitin 2013, dhe vitin e kaluar mori edhe nënshtetësinë amerikane.
“Jam kadetë në US Army qe 4 muaj, dëshira për t’i shërbyer shtetit amerikan më ka bërë t’i bashkohem ushtrisë”, ka thënë ajo në një prononcim për IndeksOnline
“Amerika ka qenë dhe vazhdon të jetë miku më i mirë i shqiptarëve që nga lufta dhe pas. Kam ëndërruar për këtë ditë dhe jam shumë krenare të jem pjesë e ushtrisë amerikane”, ka thënë tutje ajo gjatë bisedës.
Argjenta tregon se angazhimi i saj nuk ka qenë i lehtë.
“Në fillim nuk ka qenë e lehtë. Gjithçka në ushtri është proces i gjatë dhe kërkon vëmendje të veçantë dhe përgatitje mentale dhe fizike. Ka qenë shumë e vështirë në fillim, sepse edhe vajza ime është 4 vjeçe dhe poashtu kërkon shumë vëmendje. Pastaj punojë me orar të plotë si Military Advisor for City University of Seattle, ku i ndihmojë ushtarët amerikanë për edukim”, ka vlerësuar ajo.
Kadetja e cila u rritë në Kosovë, thotë se ndihet me shumë fat që ka për çdo gjë mbështetjen e familjes.
“Jam shumë me fat që kam mbështetje nga familja dhe më ndihmojnë shumë në këtë aspekt. Synimi im është të punojë shumë dhe të vazhdojë shërbimin në ushtrimë amerikane dhe të rritem në pozitë sa më të lartë që të bëj krenare vendin tim sa më shumë”, thotë Argjenta.
Tutje, ajo thotë se në të ardhmën planifikon t’i ndihmojë edhe ushtarët apo oficerët e Kosovës, duke kujtuar faktin se ndihet që përfaqëson vendin e saj si shqiptare.