Në rrugën Minatori në Gjakovë në një dërgesë është gjetur e fshehur një revole dje (3 gusht).
Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se punonjësit e një kompanie transportuese e kishin pranuar një dërgesë për ta dorëzuar në një shtet tjetër nga një shtetas i huaj, dhe më pas gjatë kontrollit ishte gjetur revolja.
Rasti në fjalë është nën hetime.