Policia e Kosovës ka arrestuar dje një person të dyshimtë në Kaçanik.
I njëjti është arrestuar nën dyshimin se në dy pika të derivateve ka furnizuar veturën e tij dhe nuk e ka bërë pagesën.
“Fsh. Nikaj,& Duraj, Kaçanik17 & 25.03.2023-13:40/12:15. Me 28.03.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti në dy pika të derivateve e ka furnizuar veturën e tij dhe nuk e ka bërë pagesën. Pas intervistimit me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton policia.