Daniel Serwer, profesor në Universitetin John Hopkins në SHBA:
Serbia mund të shpallë se respekton autoritetet e Kosovës dhe territorin e Kosovës, ta trajtojë atë në mënyrë fqinjësore. Më pas ajo mund të ndjekë penalisht ata që janë përgjegjës për sulmin terrorist në Banjska dhe trazirat kundër trupave të KFOR-it. Një gjë e tillë do të ndryshonte në mënyrë dramatike dialogun, edhe pa njohje zyrtare diplomatike.
Ai vazhdon të vërë në dyshim autoritetin qeverisës dhe territorin e Kosovës në çdo rast.
Ndërhyrja në Mal të Zi është e dukshme. Ndërhyrja në Bosnje dhe Hercegovinë është disi më pak e dukshme, por kjo ndodh sepse Milorad Dodik më së shumti bën atë që dëshiron Vuçiq. Ai aspiron një “botë serbe”, që do të thotë se Beogradi de facto kontrollon popullsinë serbe në vendet fqinje. Ai po bën shumë progres në këtë drejtim.
Sigurisht, ai mund të përpiqet t’ua shesë këtë diplomatëve si pjesë të narrativës së tij të rreme të “kthimit në Perëndim.
Moska ka vendosur që do të tolerojë edhe qasjen “dy karrige” të Vuçiqit. Por ndryshe nga Uashingtoni, Vuçiq i jep Moskës pjesën më të madhe të asaj që dëshiron./Danas