×
  • Lajme
  • Lajme

    E drejta për të propozuar kryeparlamentarin, Krasniqi: Një e drejtë që nuk ushtrohet, humbet

    FrontOnline
    02 Prill 2025

    Analisti Albert Krasniqi ka bërë me dije se nëse VV-ja nuk e propozon kandidatin për kryeparlamentar ashti siç i takon me kushtet, ky subjekt politik mund ta humb këtë të drejtë.

    Ai ka vlerësuar se Gjykata Kushtetuese nuk ka përcaktuar nëse kjo e drejtë mbetet e vlefshme edhe në rast se subjekti nuk paraqet një kandidat.

    Në profilin e tij në “Facebook”, Krasniqi ka shkruar se një e drejtë që nuk ushtrohet mund të humbet

    “Gjykata Kushtetuese ka interpretuar se e drejta për të propozuar Kryetarin e Kuvendit i takon subjektit politik me numrin më të madh të deputetëve pas zgjedhjeve. Megjithatë, ajo nuk ka përcaktuar nëse kjo e drejtë mbetet e vlefshme edhe në rast se subjekti nuk paraqet një kandidat. Kujtojmë se në vitin 2014, PDK kishte propozuar Agim Aliun si kandidat për Kryetar të Kuvendit. Bllokimi i institucioneve nuk është i lejuar nga Kushtetuta, ashtu siç nuk ishte lejuar monopoli në rastin e propozimit të mandatarit për Kryeministër. Një e drejtë që nuk ushtrohet, humbet. Prandaj, një interpretim nga Gjykata Kushtetuese për situatën kur nuk propozohet kandidat brenda një afati të arsyeshëm, nuk duhet të përjashtojë mundësinë që kjo e drejtë t’i kalojë një subjekti tjetër politik që ka numrat për të zgjedhur Kryetarin e Kuvendit”, ka shkruar Krasniqi.

     

    Nga Rubrika
    Lajme05 Prill 2025
    Ish-anëtari i Kryesisë së Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faik Fazliu, ka kritikuar ashpër Gjykatën Speciale. Ai ka bërë me...
    Lajme05 Prill 2025
    Opozita do t`i përgjigjet pozitivisht ftesës së ish-kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, për takim me liderët e partive politike, ku do të...
    Lajme05 Prill 2025
    Në datat 7-9 prill, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Kaja Kallas, do të udhëtojë në Mal të Zi, Shqipëri dhe Bosnje-Hercegovinë. Në...
    Të tjera
    Sport05 Prill 2025
    Ikona e Bayern Munichut, Thomas Muller, do të largohet nga klubi në fund të sezonit 2024/25, duke përfunduar epokën 17 vjeçare me...
    Kronika05 Prill 2025
    Një grua është gjetur pa shenja jete në Nabërgjan të Pejës. Rastin e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil...
    Bota/Rajoni05 Prill 2025
    Sipas raportimeve, ish-presidenti i SHBA-së, Barack Obama ka pranuar se mandatet e tij në detyrë nga viti 2009 deri në vitin 2017...
    Bota/Rajoni05 Prill 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mori pjesë në një takim me përfaqësues të Sindikatave të Bashkuara. Berisha u ndal te tarifat...
    Sport05 Prill 2025
    Xhiroja e 27-të në Superligën e futbollit kosovar, sot po sjell dy ndeshje fantastike. Ballkani përballet me Suharekën nga ora 15:00 në...
    Vip05 Prill 2025
    Këngëtarja e njohur shqiptare Parashqevi Simaku rreth një javë më parë ka publikuar projektin e saj muzikor. Ndërkaq, pak më parë Elton...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.