×
  • Kronika
  • Kronika

    E dhimbshme: Dy vëllezër nga Dragashi humbin jetën nga Covid 19, brenda tre ditëve

    FrontOnline
    08 Tetor 2020

    Një tragjedi ka ndodhur në familjen Qafleshi nga Dragashi, brenda tri ditësh kjo familje ka humbur dy persona si pasojë e koronavirusit.Vëllëzërit Shemsedin dhe Avdurrahim Qafleshi nuk kanë arritur ta fitojnë betejën me koronavirusin, kështu njëri ndërroi jetë në moshën 57 vjeçe e tjetri në të 60-at.Të dy ishin duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

    Kryetari i Dragashit, Shaban Shabani, tha se vdekja e vëllëzërve Qafleshi është humbje e madhe.

    “Para 3 ditësh ka ndërruar jetë njëri prej vëllëzërve, tani pas dy ditësh vëllai tjetër. Ata kanë qenë duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Prizrenit, fatkeqësisht nuk e kanë përballu luftën me koronavirusin”, tha Shabani për Gazetën Express.

    Tutje ai shtoi se gjendja me koronavirusin në komunën që udhëheq është stabile dhe po bëhet gjithçka për tejkalimin e kësaj situate.

    Ndërkohë, komuna e Dragashit i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Qafleshi, me rastin e ndarjes nga jeta të dy vëllezërve.“Me pikëllim të thellë e morëm lajmin e kobshëm për ndarjen e parakohshme nga jeta të vëllezërve nga Bellobradi, Shemsedin dhe Avdurrahim Qafleshi të prekur nga COVID-19. Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve të të ndjerve, shokëve dhe gjithë qytetarëve. Ju qoftë i lehtë dheu i Kosovës”, thuhet në telegram ngushëllimin e tyre.Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë, numri total i rasteve pozitive është 15,938 raste nga 71,865 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 638 raste të vdekjes.Ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsejtë 14,143 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1,157.

    Nga Rubrika
    Kronika15 Janar 2025
    Është gjendur 25-vjeçarja Arianita Gajtani, që ishte zhdukur që nga nëntori i vitit të kaluar. E njëjta është gjendur në Shqipëri, ku...
    Kronika15 Janar 2025
    Një mijë e 962 tiketa trafiku janë shqiptuar brenda 24 orëve. Kështu ka bërë të ditur policia e Kosovës për raportit të...
    Kronika15 Janar 2025
    Policia e Kosovës të martën ka arrestuar një person në Podujevë për shkak se kishte ekspozuar në rrjete sociale një fotografi me...
    Të tjera
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Sot bëhen 26 vite nga masakra e Reçakut në Kosovë, ku forcat serbe sulmuan popullatën e pafajshme civile shqiptare, duke vrarë dhe...
    Lajme15 Janar 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për shtyrjen e afatit për subjektet politike për aplikim për akreditimin e vëzhguesve. Afati i paraparë...
    Lajme15 Janar 2025
    Ushtarë amerikanë dhe zviceranë nga Komanda Rajonale Lindje e misionit të udhëhequr nga NATO-ja realizuan një stërvitje të përbashkët për aftësitë ajrore...
    Lajme15 Janar 2025
    Në kohë fushate, Komuna e Gjilanit ka vendosur të merret me shpërndarjen e ndihmave për familjet në asistencë sociale, shkruan Front Online....
    Lajme15 Janar 2025
    Ministri i Financave, Hekuran Murati ka bërë të ditur se të mërkurën është procesuar pagesa e pensioneve që janë paraparë të dalin...
    Lajme15 Janar 2025
    Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka deklaruar se Kosova po shkon drejt diktaturës, duke kritikuar përdorimin e Policisë së Kosovës si mjet...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.