×
  • Kronika
  • Kronika

    E dërgoi për ta pastruar veturën, ia vjedhin revolen ferizajasit dhe të njëjtën ia shesin

    FrontOnline
    30 Tetor 2022

    Një vjedhje ka ndodhur në Ferizaj, njofton Policia e Kosovës.

    Sipas policisë një person ka raportuar se teksa kishte dërguar veturën për ta pastruar, dikush i kishte vjedhur një revole.

    “Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga vetura iu është vjedhur revolja me karikator, dhe 13-fishekë cal-9mm, të cilën e kishte lënë për ta pastruar dhe parkuar në parking, ndërsa çelësat e veturës u kishte lënë punëtorëve të parkingut. Hetuesit policor pas angazhimeve aktive kanë identifikuar dhe shoqëruar në stacion policor një të dyshuar mashkull kosovar i cili ka pranuar se në veturën e ankuesit e ka marrë revolen dhe e ka shitur tek i dyshuari tjetër mashkull kosovar, i mitur në shumë prej 400 €”.

    Pas intervisitimit të të miturit nga policia, i njëjti ka deklaruar se e ka shitur revolen te një shtetas shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

    “Është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili ka pranuar se e ka blerë revolen nga i mituri në shumë prej 500 € dhe për të njëjtën shumë e ka shitur tek i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Maqedonisë Veriore i cili është arrestuar dhe ka treguar se revolen e ka fshehur në një vend në afërsi të kufirit. Revolja është gjetur dhe në koordinim me prokurorin e shtetit është kthyer tek pronari. Rasti dërgohet në procedurë të rregullt”, njofton policia

    Nga Rubrika
    Kronika05 Nëntor 2024
    Policia në Mitrovicë, kanë realizuar kontrolle në katër shkolla të mesme. Qëllimi i këtij aksioni ka qenë parandalimi i bartjes dhe posedimit...
    Kronika05 Nëntor 2024
    38-vjeçar me inicialet K.K, u arrestua në Prizren nga policia. Ai akuzohet për vepren “Vrasje e rëndë në tentativë”. Personi në fjalë...
    Kronika05 Nëntor 2024
    Policia e Kosovës ka publikuar fotografinë e një personi të dyshuar për “Ngacmim”, duke kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e tij,...
    Të tjera
    Vip05 Nëntor 2024
    Banorja e Big Brother VIP Kosova 3, Drenusha Latifi, ka deklaruar në dhomën e rrëfimeve se nuk ndihet as e kërcënuar e...
    Lajme05 Nëntor 2024
    Kanë kaluar më shumë se 25 vjet nga përfundimi i luftës në Kosovë, por pasojat që lanë serbët janë ende prezente.  Gjatë...
    Bota/Rajoni05 Nëntor 2024
    Kandidatja për presidente të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kamala Harris, gjatë ditës ka dhënë disa intervista për radio të ndryshme të...
    Bota/Rajoni05 Nëntor 2024
    Bitcoin po përballet me luhatje, në pritje të zgjedhjeve amerikane, por për disa ekspertë të tregut, ky është një zhvillim pozitiv për...
    Lajme05 Nëntor 2024
    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Lutfi Haziri duke analizuar zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës(SHBA) mes Donald Trump dhe...
    Bota/Rajoni05 Nëntor 2024
    Autoritetet në Michigan kanë arrestuar një 25-vjeçar, Isaac Sissel, pas dërgimit të një kërcënimi të tmerrshëm ndaj FBI-së, ku prekte mundësinë e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.