Në premierën e “Dueli i fundit” në Manhattan, të gjithë sytë ishin te diva latine dhe ylli i Hollivudit. Jennifer Lopez dhe partneri i saj Ben Affleck mbërritën së bashku në premierën e “Duelit të fundit” në Nju Jork. Këngëtarja tërhoqi vëmendjen në tapetin e kuq në një kombinim të ngushtë ngjyrë kafe, e cila theksoi format e saj, ndërsa Ben zgjodhi një kostum prej pelushi blu të errët dhe një këmishë të bardhë.
Çifti dukej më i dashuruar se kurrë dhe së pari u puthën para fotografëve të fshehur pas çantës së saj. Ata pozuan të buzëqeshur dhe të përqafuar, dhe Affleck e mbuloi këngëtaren me puthje në faqe dhe ballë.
Fotografitë nga premiera u ndanë gjithashtu nga Jennifer në llogarinë e saj në Instagram. Ndërsa e para nga dy fotografitë ajo pozon vetëm në tualet, e dyta e tregon atë duke qëndruar pas shkallëve ndërsa Ben flet me mediat për rolin dhe filmin.
“Unë jam shumë i lumtur, kjo është një periudhë e bukur për mua. Jeta është e mirë”, tha Affleck javën e kaluar./FrontOnline/