Këngëtarja e njohur shqiptare, Fifi, ka zyrtarizuar lidhjen e saj të re.
Adis Patushi, është emri i të dashurit të saj, por edhe emër i njohur për showbizin.
Këngëtarja e ka konfirmuar lidhjes e saj gjatë një koncerti ku shihet duke shkëmbyer puthje me të.
Adisi është ish partneri i modeles Adrola Dushit, me të cilën ka edhe një fëmijë.
E derisa kjo lidhje u përfol shumë në media dhe u përmend pothuajse në secilin lajm se ai është ish partneri i Adrolës, si duket ka edhe njerëz që e kanë mbështetur atë.
Edhe e dashura e Roemos, vëllaut të Donaldit, Alesia Peleshi, e ka mbështetur këtë lidhje.
Ajo ka postuar momentin kur Fifi ka shkëmbyer puthjen me të dashurin dhe ka shkruar një dedikim të bukur në postim.
‘Diellin e ka gjet…’ ka shkruar Alesia.