Një grua ka raportuar se derisa ka qenë në Qendrën për Punë Sociale për ta dërguar fëmijën që ta takojë babain është kanosur nga ai.
Për rastin është njoftuar prokurori dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
“DHUNË NË FAMILJE- Prishtinë 18.06.2024-14:02. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se derisa ka qenë në Qendrën për Punë Sociale për ta dërguar femiun që të takohet me babain e saj, të dyshuarin mashkull kosovar, është kanosur nga i njëjti. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti shkon në procedurë të rregullt.”