Një burrë është arrestuar në Vushtrri pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje dyshohet se ka sulmuar një person.
Sipas raportit policor, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa nga i dyshuari njësiti policor ka konfiskuar edhe një armë gjuetie me katër fishekë.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.