Granit Xhaka duket të jetë shumë pranë largimit nga skuadra e Arsenalit.
Roma dhe Arsenali janë duke i diskutuar detajet e fundit të transferimit të futbollistit shqiptar në kryeqytetin italian, shkruan FrontOnline.
Lajmin e ka konfirmuar mediumi italian “Calcio Mercato”.
Reprezentuesi i Zvicrës ka qenë dëshira primare e Jose Mourinhos te Roma sivjet.
Ndryshe, Xhaka ka bërë 45 paraqitje për Arsenalin në edicionin që lamë pas./FrontOnline/