Një aksident i rëndë ka ndodhur dje në fshatin Qyshk të Pejës.
Një këmbësore është goditur nga një veturë
Gjendja e saj vazhdon të jetë e rëndë.
Kështu ka deklaruar drejtori i Intensivës në QKUK, Gazmend Spahija.
“Po, mund t’ua konfirmoj se pacientja në fjalë është pranuar në Klinikën Intensive. Gjendja e saj vazhdon të jetë e rëndë. Jemi ende në fazën e stabilizimit”, deklaroi ai për Klankosova.tv
Lidhur me rastin, si i dyshuar është arrestuar një zyrtar policor, i cili është dërguar në mbajtje për 48 orë.