Dyshohet se dy persona kanë dhunuar seksualisht një grua në Prishtinë.
Sipas policisë, viktima është dërguar në IML, ndërsa njëri i dyshuar është arrestuar, e i dyshuari tjetë është ende në arrati.
“DHUNIM/Prishtinë 03.03.2023-NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti në bashkëveprim me një të dyshuar tjetër i cili gjendet në arrati e kanë kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, viktima është dërguar në IML-Prishtinë ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.