Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës është raportuar edhe për dhunë familjare.
Në Suharekë është arrestuar një i dyshuar, pasi që i njëjti akuzohet se ka sulmuar fizikisht vajzën e tij.
Suharekë 27.10.2020-18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti e ka sulmuar fizikisht vajzën e tij. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuar pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.