Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës është raportuar për një rrëmbim.
Në Pejë është arrestuar një person i dyshuar i cili ishte së bashku me ankuesen, e që të njëjtit kanë qenë më parë së bashku të martuar.
35 vjeçari i dyshuar është dërguar në mbajtje.
“Lidhur me rastin, është arrestuar edhe një i dyshuar mashkull kosovar, i cili ishte së bashku me ankuesen femër kosovare, e që sipas tyre ata ishin se bashku pasi që edhe më herët ishin të martuar. Pas intervistimit me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje.”, njofton Policia e Kosovës./FrontOnline/