Një person është arrestuar në Prishtinë nën dyshimin se përgjatë dy viteve e ka ngacmuar me mesazhe dhe e ka përcjellë në vazhdimësi me veturë një vajzë.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur në Prishtinë, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti po hetohet si “Ngacmim”.
“Prishtinë 2022-2024. Më 29.10.2024 ankuesja femër kosovare, ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, përgjatë dy viteve e ka ngacmuar me mesazhe dhe e ka përcjellë në vazhdimësi me veturë. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.