Një person është therur me thikë sot rreth orës 18:00 në rrugën “Lekë Dukagjini” në Prishtinë.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka dhënë detaje për Front Online.
Ahmeti njoftoi se Policia ka nisur hetimet lidhur me rastin në fjalë.
“Sot rreth orës 18 :00, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në rrugën “Lekë Dukagjini” në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është lënduar një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, ka deklaruar Ahmeti.