Nuk janë të pakta rastet kur vajzat dhe gratë janë përballur me ngacmime të ndryshme.
E një nga viktimat është edhe një femër nga qyteti i Obiliqit.
Ajo ka raportuar në polici se një person i dyshuar (mashkull) ia ka publikuar asaj disa foto në rrjete sociale.
Lidhur me këtë personi i dyshuar është arrestuar nga policia.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt, njofton raporti 24 orësh i policisë.