Një person është intervistuar nga policia, pasi i njëjti dyshohet se ka falsifikuar vizën në pasaportë.
Dokumenti i falsifikuar është konfiskuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar.
“ANP Adem Jashari 06.01.2023 – 09:30. Është intervistuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se ka falsifikuar vizën në pasaportë. Dokumenti i falsifikuar është konfiskuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./Front Online