Para pak minutash ka ndodhur një ngjarje e rëndë në qytetin e Klinës, ku dyshohet se një person u qëllua për vdekje.
Nga informacionet e para që ka siguruar Sinjali, dyshohet se një person u qëllua në një lokal në qendër të Klinës.
Ende nuk dihen rrethanat se si erdhi deri te ky rast, Sinjali do t’iu mbajë të informuar për çdo risi nga ky rast.
“Front Online” ka dërguar pyetje tek Policia e Kosovës për të marr detaje lidhur me rastin, por deri në publikimin e këtij artikulli të njëjtin nuk i janë përgjigjur mediumit.