Një person në Prishtinë është dërguar në mbajtje, pasi i njëjti dyshohet për vjedhje të rëndë.
Policia bën të ditur se me vendim të prokurorit është kontrolluar shtëpia e tij, ku janë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta, pesë fishekë, tre laptopë në vlerë rreth 1 mijë e 500 euro, që dyshohet se janë të vjedhur.
“Pas hetimeve të zhvilluara është identifikuar një mashkull kosovar si i dyshuar lidhur me një rast vjedhje. Me vendim të prokurorit është kontrolluar shtëpia e tij ku janë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta dhe 5 fishekë. Po ashtu tek i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar edhe tre llop-topë në vlerë rreth 1500 € që dyshohet se janë të vjedhur. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.