Një person në Prizren dyshohet se kreu vetëvrasje në mëngjesin e sotëm në rrugën “Hysen Kraja”, raporton Front Online.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi për Front Online konfirmoi se viktima është një burr 50-vjeçar me inicialet A.B.
“Policia me te gjitha njësit përgjegjëse menjëher I është përgjigjur rastit, në vend ngjarje janë informuar se në mengjes falmilajret e kane gjet të varur familjarin tyre, viktimën mashkull A.B. 50 vjeç, të varur në shtëpin e tij. Nga të dhënat e para dyshohet se viktima ka kryer vetvrasje. Pas egzaminimit të vendit të ngjarjes me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet për egzaminim nē Institutin e Mjekësis Ligjore në Prishtinë, ndërsa nga policia hapet rast “Hetim I vdekjes””, potencoi Bytyqi
Rasti mbetet në hetime në Sektorin Rajonal të Hetimeve të Prizrenit. /FrontOnline