Një mjet shpërthyes dyshohet se është gjetur në rrugën “Shpëtim Robaj” në Taukbahqe.
Për “Front Online” e ka konfirmuar rastin zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo njoftoi se policia ka dalur në vendin e ngjarjes për ta menaxhuar situatën.
“Sot rreth orës 10:30 është pranuar informata për një mjet të dyshuar shpërthyes në rrugën “Shpëtim Robaj” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën”, tregoi Ahmeti.