Një incident me armë zjarri ka ndodhur në Fushë Kosovë.
Në rast janë përfshirë disa zyrtarë të policisë dhe pronarët e një lokali.
Burimet e Klan Kosovës brenda policisë bëjnë me dije se zyrtarët e policisë janë sulmuar nga pronarët e lokalit, me ç’rast policë janë detyruar të përdorin armën.
Sipas informacioneve i plagosur është pronari i lokalit dhe po ashtu është plagosur edhe një polic civil.
Mediat mësojnë se pronarët e lokalit kishin përdorur edhe shufra të metalit gjatë përleshjes.