Në komunën e Podujevës, po dyshohet se janë djegur serverët e administratës.
Por, kjo u mohua kategorikisht nga pushteti lokal atje, përmes zëdhënësit Fatri Zhitia.
Zhitia deklaroi për Klankosova se po tentohet të krijohet panik tek qytetarët.
“Nuk është e vërtetë se ka djegie të serverit, këto janë manipulime dhe dezinformata. Do ta sqarojmë të gjithë këtë problem për publikun pasi s’ka asgjë të vërtetë në ato që janë thënë”, tha ai për Klankosova.tv
“Për besë nuk ka kurrgjë e veç po krijojnë panik te qytetarët. Këto të dhëna të qytetarëve nuk i ruan serveri komunës hiç, po ASHI-ja që e menaxhon Ministria e Punëve të Brendshme”, theksoi ai.
“Të dhënat që janë të ndjeshme e kofidenciale si ruajmë ne hiç, se nuk na takon”, shtoi zëdhënësi i komunës Fatri Zhitia.
Komuna e Podujevës pas pak del me sqarim më të zgjedhur lidhur me rastin.
Alarmon aktivisti i shoqërisë civile: Podujevës i është djegur serveri i Administratës