×
  • Lajme
  • Lajme

    Dyshohen për rastin ‘‘Vra*sje e mbetur në tentativë’’, dorëzohen në polici dy persona në Ferizaj

    FrontOnline
    30 Prill 2025

    Policia e Kosovës, ka njoftuar se janë dorëzuar dy persona të cilët dyshohen për rastin ‘‘Vrasje e mbetur në tentativë’’, rast që ka ndodhur në fshatin Greme në Ferizaj.

    Të dyshuarit B.Z 28 vjeç dhe B.Z 25 vjeç, janë dorëzuar sot rreth orës 14:00.

    Ngjarja ka ndodhur me 26 gusht 2024, ku kishte mbetur i plagosur B.B 38 vjeç.

    Komunikatë:

    Ferizaj, 30 prill 2025

    Sot rreth orës 14:00, dy persona të dyshuar për përfshirje në rastin “Vrasje e mbetur në tentativë” janë vetëdorëzuar në Sektorin Rajonal të Hetimeve në Ferizaj.

    Të dyshuarit, B.Z. (M/K), 28 vjeç, dhe B.Z. (M/K),25 vjeç, janë dorëzuar lidhur me një ngjarje të ndodhur më 26 gusht 2024 në fshatin Greme të Ferizajt, ku si pasojë mbeti i plagosur personi B.B. (M/K), 38 vjeç.

    Pas kryerjes së veprës penale, të dyshuarit ishin në arrati deri në momentin e dorëzimit të tyre sot.

    Me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarit janë ndaluar në mbajtje për 48 orë, në kuadër të procedurave të mëtejshme hetimore.

    Nga Rubrika
    Lajme13 Maj 2025
    Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Enrico Barduani, është takuar sot me ambasadorin italian në Kosovë, Maurizio Antoninin. “Sot, Komandanti i misionit KFOR...
    Lajme13 Maj 2025
    Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi SH.A.” ka njoftuar se është e detyruar të ndërpresë ofrimin e shërbimit të grumbullimit të mbeturinave në...
    Lajme13 Maj 2025
    Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj është shprehur se deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje i kanë rënë shkelm fukarallëkut. Ai...
    Të tjera
    Bota/Rajoni13 Maj 2025
    Deri në orën 18:30 numëruesit në të gjithë vendin kanë përfunduar 5137 kuti votimi nga 5225 (98.22%) që janë në të gjithë...
    Lajme13 Maj 2025
    Nënkryetarja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka folur për refuzimin e LDK-së për koalicion me VV-në, ku ka thënë se qëndrimet e kësaj...
    Lajme13 Maj 2025
    Mendimi për motin – 13.05.2025 Pas reshjeve të dëborës pjesëve të Sharrit mëngjesin e sotëm, natën vransirat shpërndahen, e pritet të ketë...
    Sport13 Maj 2025
    Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka gëzuar sot futbolldashësit gjilanas, me një njoftim të bërë në rrjetet sociale. I pari...
    Vip13 Maj 2025
    Një raport shumë i ngushtë miqësorë po vazhdon edhe pas “Big Brother”, me Shqipen dhe Adrin. Ata shihen së bashku në një...
    Bota/Rajoni13 Maj 2025
    Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu njoftoi se ushtria izraelite do të hyjë në Rripin e Gazës me të gjitha mundësitë e saj në...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.