Tri femra janë arrestuar mbrëmë në Prishtinë nën dyshimin për “Mundësim ose detyrim në prostitucion & ofrim i lokaleve për prostitucion dhe bashkëkryerje”.
Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:35 në rrugën “Ali Vitia” në Prishtinë, ku Policia e Kosovës ka arrestuar një femër, shtetase të Kosovës dhe dy të tjera, shtetase të Shqipërisë.
“Rr. Ali Vitia, Prishtinë. 05.10.2022 – 19:35. Janë arrestuar tri të dyshuara femra, njëra shtetas e Kosovës dhe dy shtetase të Shqipërisë, nën dyshimin se kanë kryer veprat e cekura penale. Lidhur me rastin është kontrolluar edhe një lokal dhe në cilësi të provave materiale janë sekuestruar: tre telefona celularë dhe një fletë me shënime. Të dyshuarat pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, rasti vazhdon të hetohet”, njofton policia.