Mbrëmjen e së mërkurës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës një foshnje ka ndërruar jetë, me ç’rast babai i viktimës e ka raportuar rastin në Policinë e Kosovës.
Sipas babait të foshnjës, infermierja e Klinikës i ka treguar për lindjen e foshnjës, dhe më pas i ka ardhur lajmi se është ngatërruar foshnja, pasi foshnja i tij kishte lindur pa shenja jete.
Sipas, raportit të Policisë së Kosovës ankuesi ka raportuar se dyshon se gruas së foshnjës i është ndërruar foshnja.
Siç thuhet në raport, lidhur me rastin me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i foshnjës është dërguar në IML për obduksion.
Ndërsa, rasti vazhdon të hetohet.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se dyshon se viktimës femër kosovare i është ndërruar foshnja. Lidhur me rastin me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i foshnjës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.