×
  • Lajme
  • Tenderët
  • Hulumtime
  • Hulumtime

    Dyshime për “kurdisje” të tenderit 1.1 milionësh në Ministrinë e Pal Lekajt (Dokumente)

    FrontOnline
    13 Janar 2020

    Shkrujanë: Enis Veliu & Lavdim Hamidi

    Pal Lekaj në kohën kur po i bënë gati “valixhet” për ta liruar zyrën e tij në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit, në këtë dikaster qeveritar u përgatit një “aksham pazar” për një tender që ka vlerë prej 1.1 milionë euro, raporton portali “Front Online”.

    Bëhet fjalë për tenderin e ndarë në dy lote: Furnizimi dhe montimi i ndriçimit në Autoudhën Morinë-Besi me vlerë prej 1 milion euro, si dhe ndriçimi i rrugës rajonale R102, Segmenti Skenderaj-Polac dhe segmenti Skenderaj -Klinë e Epërme në vlerë prej 160 mijë euro.

    Portali “Front Online” ka siguruar një “mal” dokumentesh, të cilat dëshmojnë se ky tender i ndarë në dy lote, me kosto të përgjithshme prej mbi 1.1 milion euro, po i përgatitet një kompanie të caktuar private, në kundërshtim me Ligjin e Prokurimit Publik.

    “Front Online” për këtë tender i ka dërguar pyetje Ministrisë së Infrastrukturës, por këta nuk janë përgjigjur për më shumë se pesë ditë.

    “Lëmshi” i Ministrisë, aktivitet i përbashkët i prokurimit për Autostradë dhe rrugë rajonale

    Sipas këtyre dokumenteve të “Front Online” dëshmohet se më herët kishte qenë i anuluar aktiviteti i prokurimit publik me titull: Furnizimi dhe montimi i ndriçimit në Autoudhën Morinë- Besi, në mungesë të ofertuesve të përgjegjshëm sipas Autoritetit Kontraktues, në këtë rast Ministrinë së Infrastrukturës.

    Pas anulimit të këtij aktiviteti të prokurimit, Ministria ka shpallur tenderin aktual ku është përfshirë Loti 1, pikërisht furnizimi dhe montimi i ndriçimit të Autoudhës Morinë-Besi, ashtu siç kishte qenë edhe tenderi që është anuluar nga institucioni që e udhëheq Pal Lekaj.

    Megjithatë, në aktivitetin e fundit të prokurimit, në këtë tender është futur edhe një lot tjetër: Ndriçimi i Rrugës Rajonale, segmenti Skenderaj-Polac dhe Segmenti Skenderaj-Klinë e Epërme.

    Bazuar në ankesën e një kompanie private, “Select Prima” SHPK nga Prishtina, që e posedon “Front Online”,  e cila kishte marrë pjesë edhe në tenderin fillestar që ishte anuluar nga Ministria e Infrastrukturës, aktiviteti i fundit i prokurimit kuptohet se ka të bëj vetëm me rrugë rajonale, mirëpo në brendi të tenderit shihet se ka edhe diçka tjetër.
    “Emërtimi i këtij aktiviteti të prokurimit nuk është në harmoni me qëllimin adekuat të këtij aktiviteti të prokurimit, sepse Autoudha Morinë-Besi nuk është rrugë rajonale dhe nuk mund të kategorizohet si e tillë. Poashtu ka dallim shumë të madhe nëse bëhet ndriçimi për Autoudhën apo për rrugë rajonale”, thuhet mes tjerash në ankesën e kompanisë “Select Prima” që e posedon portali “Front Online”.

    Ky veprim i Ministrisë së Infrastrukturës, ku në këtë aktivitet të prokurimit përfshihet Autostrada si rrugë nacionale dhe rrugët rajonale, janë në kundërshtim edhe me Ligjin Nr. 02/L-70 për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor, konkretisht Nenin 3 të Ligjit, ku sqarohet se çka është Autostrada dhe çka rrugët rajonale, pasi që rëndësi më e madhe do të duhej t’i kushtohej ndriçimit të Autostradës se sa rrugëve rajonale.

    Dyshime për kritere favorizuese në tenderin 1 milionësh

    Edhe më keq, Ministria e Infrastrukturës,  tek kërkesat e gjendjes ekonomike dhe financiare të operatorëve ekonomik (bizneseve)  nuk e ka vendosur asnjë kërkesë, përderisa tek kërkesat në lidhje me kapacitetin teknik dhe profesional e kanë kërkuar vetëm një katalog dhe një certifikatë e asgjë tjetër.

    Kompania ankuese dyshon se përkundër rëndësisë dhe vlerës së projektit që kalon shifrën prej 1.1 milionë euro, të mos kërkohet gjendja ekonomiko-financiare për operatorët ekonomik është favorizuese për biznese të caktuara.

    “Duke pasur parasysh rëndësinë e këtij projekti dhe të mos kërkohet asnjë kërkesë në lidhje me gjendjen ekonomiko-financiare është me të vërtetë favorizuese për kompani, të cilat nuk kanë punuar ndoshta asnjëherë e që realisht me këto mangësi të kërkesave mund të fitojnë kompani që nuk kanë asnjë ditë përvojë pune në këtë fushë të ndriçimit të rrugëve. Kur kemi parasysh që në këtë aktivitet të prokurimit është përfshirë edhe Autoudha, atëherë është më të vërtetë absurd të mos kërkohet minimumi i kërkesave të gjendjes ekonomike financiare”, thuhet ndër të tjera në ankesën e kompanisë, duke shtruar pyetjen se si ka mundësi t’i besohet një kontratë e kësaj natyre një kompanie që nuk ka qarkullim minimal financiar në këtë fushë, apo nuk ka as përvojë minimale.

    Autoudhët janë shumë të frekuentuara, ku edhe lejohet shpejtësia më e madhe e qarkullimit të automjeteve, prandaj vlerësohet se edhe ndriçimi duhet të jetë në nivel të duhur dhe të montuar nga një kompani serioze.

    Ministria e Infrastrukturës në kriteret e tenderit po ashtu nuk ka kërkuar as minimumin e punëtorëve, asnjë makineri të nevojshme, madje asnjë kontratë të përfunduar të kësaj lëmime.

    Kompania ankuese, Select Prima SHPK, është shprehur e habitur në ankesë se si autoriteti kontraktues, Ministria e Infrastrukturës, në të gjitha aktivitetet e prokurimit ka vendosur kritere dhe kërkesa të ashpra, madje nganjëherë edhe kufizuese, ndërsa në këtë rast të prokurimit nuk ka kërkuar kërkesa profesionale dhe financiare.

    Komunat edhe në tenderët e vogël aplikojnë kritere financiare dhe teknike, Ministria nuk aplikon kritere të tilla as në tender milionësh

    Përdallim nga Ministria e Infrastrukturës, niveli lokal të tenderë të kësaj natyre dhe me vlera shumë më të vogla financiare, kanë kërkuar dokumente konkrete financiare dhe teknike.

    Komuna e Deçanit në aktivitetin e prokurimit: “Rregullimi i ndriçimit publik  eficient nëDeçan”, ku vlera e tenderit është 45 mijë euro, ka kërkuar nga ofertuesit mbështetje financiare nga banka në vlerë prej së paku 50 mijë euro, ndërsa në lidhje me kapacitetin teknik ka kërkuar nga operatori ekonomik dëshmi se ka përfunduar me sukses kontrata të natyrës së ngjashme në 3 vitet e fundit, numri i punëtorëve të angazhuar në projekt, minimum 5 punëtorë, inxhinieri i elektros të jetë auditor me përvojë pune 5 vjeçare në efiçiencë të energjisë. Poashtu në këtë aktivitet të prokurimit Komuna e Deçanit kërkon që produktet të jenë me standard të BE-së, të ketë autorizim nga prodhuesi, etj.

    Edhe Komuna e Prishtinës për aktivitetin e Prokurimit “Zgjerimi dhe modernizmi i rrjetit publik”, me vlerë të parashikuar prej 300 mijë euro kishte kërkuar nga operatori ekonomik (të ofroj dëshmi se ka përfunduar me sukses kontrata të ngjashme në vlerë prej 300 mijë ero në tre vitet e fundit, të angazhoj personelin profesional të cilët duhet të kenë kualifikime shkollore, inxhinier të elektroteknikes me përvojë pune tre vjeçare , 10 punëtorë me përvoje në zgjerimin dhe modernizimin e rrjetit, operatori të posedoj mjete, stabilimente dhe pajisje teknike që janë të domosdoshme në realizimin e këtij projekti si: Dy kamionë me shporta, një kamnion vinç, një ekskavator, certifikatën për kualitet të dritave dhe certifikatën ISO STANDARD 9001 2015 për menaxhim, ta ketë katalogun për shtylla dhe drita, ta ketë autorizimin nga prodhuesi i licencuar, etj.

    Eksperti alarmon për rrezikim të buxhetit shtetit

    Në ekspertizën e ekspertizën e Shqyrtues të OSHP-së Sahit Beqiri, të cilën e ka siguruar “Front Online” thuhet se ekziston rrezik i madh për Autoritetin Kontraktues  të hyjnë në një kontratë me një Operatorë Ekonomik, i cili nuk ka kapacitete financiare dhe profesionale në përmbylljen e kontratës sipas kushteve të përgjithshme dhe të veçantë në përmbushjen e nevojave për Autoritetin Kontraktues. Më tutje eksperti shqyrtues ka konstatuar se AK duhet të analizoj dhe sigurohet  që të mos ndodhet para nënshkrimit të një kontrate, e cila nuk zgjidh problemin e AK. “Eksperti Shqyrtues i propozon Panelit Shqyrtues që ankesa e OE ankues të aprovohet si pjesërisht e bazuar, të anulohet njoftimi për kontratë dhe Autoriteti Kontraktues të bëjë përmirësimin e dosjes së tenderit dhe zgjatjen e afatit për dorëzimin e ofertave”, thuhet ne mendimin e ekspertit Shqyrtues të OSHP-së.

    “Çohu”: Ka dyshime për kritere favorizuese në tenderin e Ministrisë së Infrastrukturës

    Se tenderi i Ministrisë së Infrastrukturës po i përgatitet bizneseve të caktuara, bazuar në kriteret e vendosura nga autoriteti kontraktues, e thonë edhe përfaqësues të shoqërisë civile në vend.

    Arton Demhasaj nga Organizata Joqeveritare për Dinjitet dhe Antikorrupsion “Çohu” ka deklaruar për “Front Online” se kriteret teknike dhe financiare domosdoshmërisht duhet kërkuar nga autoriteti kontraktues në rastet kur shpallin tender publik, e sidomos kur vlera e tenderëve kalon shifrën prej 1 milion euro.

    “Në një tender prej 1.2 milionë euro është obligim ligjor nga autoritetet kontraktuese, në këtë rast Ministria e Infrastrukturës, me kërku kritere teknike dhe financiare nga bizneset”, thotë Demhasaj.

    Sipastij, në rastet kur nuk kërkohet qarkullimi financiar së paku për tri vitet e fundit, apoe ksperienca se kompania ka kryer punë të ngjashme teknike, ka dyshime se tenderi po i përshtatet ndonjë kompanie që nuk ka qarkullim të mjaftueshëm financiar e as experience teknike në punë të ngjashme.

    “Në raste të tilla të prokurimit vlerësohet se është flamuri I kuq, përkatësisht është rast I dyshimtë për korrupsion”, kapohuar Demhasaj.

    OSHP-ja kërkon përmirësimin e dosjes

    Para se te merrej vendimin për fatin e këtij procesi të prokurimit, portali “Front Online” për këtë proces prokurimi i kishte dërguar pyetje edhe Organit Shqyrtues të Prokurimit, ku më pastaj këta të fundit kanë nxjerr edhe vendimin ku kërkojnë nga Autoriteti Kontraktues në këtë rast Ministria e Infrastrukturës përmirësimin e dosjes së tenderit për këtë proces milionësh prokurimi. “Paneli Shqyrtues vjen nëpërfundim se dosja e tenderit për aktivitetin e prokurimit në fjalë nuk është përpiluar ne pajtim me nenin 1 dhe 27 te LPP-se, andaj konstatojmë se AK duhet t te beje përmirësimin edosjes se tenderit dhe te bej zgjatjen e afatit përdorëzimin e ofertave konform nenit 53.7 te LPP-së”.

    /FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Sigurim të kushteve të dinjitetshme të punës, çdo vend pune me kontratë, kontribute pensionale të paguara dhe jo më shumë se 40...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Festat e fundvitit kanë rritur edhe çmimet në treg. Kështu thonë qytetarët të cilët ankohen se çmimet e produkteve në prag të...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Një numër i madh i bashkëatdhetarëve po vijnë në Kosovë për t’i kaluar festat e fundvitit në gjirin e tyre familjar. E...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Një numër i madh i bashkëatdhetarëve po vijnë në Kosovë për t’i kaluar festat e fundvitit në gjirin e tyre familjar. E...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Sot mbi Kosovë do të mbajë një mot i vranët, por do të ketë edhe intervale me diell. Temperaturat ditën e diele...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Eurodeputeti austriak, Thomas Waitz, thotë se është nevojshme që të ketë një format të ri të dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë...
    Vip21 Dhjetor 2024
    Në natën e tretë të Fest 63, në ‘Natën e Nostalgjisë’ në skenën e Festivalit është krijuar një emocion i veçantë, kur...
    Vip21 Dhjetor 2024
    Banorët e “Big Brother Vip Kosova 3”, kanë diskutuar lidhur me Xuxin. Ata besojnë se Xuxi ka ardhur për t’i “rikthyer” paratë...
    Sport21 Dhjetor 2024
    Ka përfunduar raundi i parë mes Tyson Furyt dhe Oleksandr Usykut. Një luftë e barabartë gjatë minutave të para, shkruan Indeksonline, Dy...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.